historia e design

Historia e Design

SKEDA E PERIUDHËS 1900-1920

Në mesin e dytë të 1800-ës, pas bashkimit të Italisë, fillon megjithëse me vështirësi industrializimi i vendit i cili ishte ende bujqësor dhe i prapambetur nga ana teknologjike-prodhuese. Paralelisht lindin ekspozita, fabrika dhe shkolla të specializuara. Me fillimin e shekullit të ri gjithçka merr një hov: rriten sektoret e metalurgjisë, kimisë dhe të mekanikës. Zhvillimi i industrisë së makinave është spektakolar në dhjetëvjeçarin e parë të 1900-ës. Lindin shumë kompani prodhuese të mjetit të transportit me në krye Fiat e themeluar në vitin 1899.

ART, DESIGN DHE SHOQËRI

Miti i shpejtësisë që makina dhe zhvillimi i industrisë aeronautike sollën me vete është një prej komponentëve esencialë të lëvizjes Futuriste që përshkon fillimin e 1900-ës. Në 1914 Antonio Sant’Elia shkruan Manifestin e Arkitekturës Futuriste: në tetë pika rreshton bazat për një qytet në zhvillim të vazhdueshëm, ku duhen ekzaltuar funksionaliteti dhe bukuria formale. Në 1915 Giacomo Balla dhe Fortunato De Pero firmosin Manifestin e Rindërtimin Futurist të Universit, i cili aplikon estetikën e kësaj lëvizje në të gjitha aspektet e jetës së përditshme, përfshirë arredimin e ambienteve privatë.

DESIGNERAT

Antonio Sant’Elia (1888-1916)

Giacomo Balla (1871-1958)

Fortunato De Pero (1892-1960)

MATERIALET

Hekur, xham, dru

FILLIMI

Shekulli hapet me Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Dekorativ Modern në Torino në vitin 1902. Pika kryesore e ekspozitës është arti Liberty Italian, por rëndësia e këtij eventi është e tillë që publikut nga e gjithë Italia dhe nga Europa i prezantohen produktet më të mira të prodhimit ndërkombëtar në fushën e arkitekturës, arredimit dhe të arteve të aplikuara.

MARKAT

1899, Fiat

1905, La Pavoni

1908, Olivetti

1908, Lancia

1910, Alfa (Alfa Romeo në 1918-ën)

IKONAT

Fiat Zero

SKEDA E PERIUDHËS 1920-1930

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore Italia është e zhytur në një situatë politike dhe sociale mjaft të pastabilizuar. Në vitin 1922 vjen në pushtet Benito Mussolini, qeverisja e të cilit shumë shpejt transformohet në një diktaturë. Ekonomia italiane bazohet në shumë pak grupe të mëdha si Fiat, Pirelli dhe Falck.

ART, DESIGN DHE SHOQËRI

Në vitin 1922 lind lëvizja artistike “Novecento” me në krye kritiken e artin Margherita Sarfatti. Nga piktura përhapet shpejt në projektimin e ambienteve të brendshëm dhe në arredim, duke vënë në qendër të filozofisë artistike dhe asaj të projektit një ndjesi rikthimi tek rregulli, ekuilbri dhe tek pastërtia e formave, në kundërshtim të hapur me ekseset e avantgardës -futurizmit në veçanti- të 20 viteve të para të shekullit. Mes eksponentëve të lëvizjes “Novecento”, Gio Ponti formohet dhe i afrohet skenës krijuese italiane, duke treguar menjëherë vizionin e tij gjenial, poliedrik dhe multi-disiplinor. Arkitekt, designer, drejtor gazetash, Ponti në fazën e hershme të karrierës së tij lidh një marrëveshje artistike me kompaninë e qeramikës Richard Ginori. Këtu, nga viti 1923 dhe më tej, revolucionon të gjithë filozofinë e kompanisë, me koleksionin e Pjesë të mëdha arti dhe me një seri produktesh më popullorë, të cilët e lejojnë t’i japi dinamizëm ndërmarrjes dhe të shohë drejt objektivit totalisht të ri të prodhimit në seri.

Në vitin 1926 lind në rajonin e Lombardisë Grupi 7, i cili në vitin 1928 kthehet ne Lëvizja Italiane për Arkitekturën Racionale, me figurë kyçe Carlo Enrico Rava. Vizioni stilistik i LIAR preferon sipërfaqe të zhveshura dhe të ndriçuara, vetrata të mëdha, planimetri të hapura të cilat mundësojnë hapësira të mëdha.

DESIGNERAT

Gio Ponti (1891-1979)

Carlo Enrico Rava (1903-1986)

MATERIALET

Dru, qeramikë

FILLIMI

Bienalja e tretë e Monzës e vitit 1927, sëbashku me Trienalen e 4-t të vitit 1930 shënojnë fillimin e design-it modern të arredimit, braktisjen përfundimtare të stilit rustic. Shfaqen protagonistët e parë të industrisë së mobilimit dhe të design made in Italy, lindin firmat e para të arredimit dhe produktet e destinuara të jenë ikona.

MARKAT

1921, Alessi

1921, Ceramiche Bitossi (Manifattura Maioliche artistiche)

1927, Cassina

IKONAT

Ikona e kësaj epoke është vizioni i ri i arredimit për shtëpine burgjeze. Në vitin 1928 grupi La Rinascente lançon markën Domus Nova, e cila përfshin një linjë mobiliesh të projektuara nga Gio Ponti dhe Emilio Lancia, të menduara për të thjeshtësuar transizionin e shijeve në përzgjedhjen dhe në mënyrën e blerjes së mobilimit, për të bërë aksesibël me çmime modeste mobilje me forma të thjeshta, të studjuara në detaj dhe të rafinuara në shije.

Në vitin 1928 Gio Ponti themelon revistën Domus sëbashku me publikuesin Gianni Mazzocchi. Do të bëhet mengjëherë dhe do të vazhdojë të jetë deri në ditët e sotme një pikë referimi Italian dhe ndërkombëtar për design e arredimit, arkitekturën, artin dhe krijimtarinë në përgjithësi

SKEDA E PERIUDHËS 1930-1945

Italia ndodhet në mes të periudhës fashiste, e shënuar veçanërisht nga një politikë ekonomike e cila synonte të prodhonte vetë gjithçka nevojitej, nga ekspansionizmi kolonial drejt Etiopisë, nga përkrahja e Francisco Franco kundër antifashistëve në liftën civile spanjolle dhe nga emetimi i ligjeve raciste të vitit 1938. Nga ana e industrisë, model ii referimit është ai amerikan: prodhim në seri dhe me kosto të ulët. Sektori automobilistik është ai që influencohet më shumë nga kjo përqasje, me krijimin e makinave të para për të gjithë, si Balilla, Fiat Zero A dhe më shumë se të gjtiha Topolino. Në vitin 1940, me hyrjen e Italisë në Luftën e Dytë Botërore, fillon konvertimi në një ekonomi dhe industri lufte. Viti 1945 i rënies së Mussolinit dhe fundi i luftës shënojnë hapjen e një sezoni politik, social dhe kulturor të ri për vendin.

ART, DESIGN DHE SHOQËRI

Midis kompanive më të spikatura të asaj periudhe, Olivetti është motorri i një fenomeni i cili do të jetë karakteristikë e design Italian: përfshirja e arkitektëve dhe artistëve në bashkëpunime me zyrat teknike të ndërmarrjeve. Është fillimi i një marrëdhënieje midis dy kulturave, dhe do të sjelli lindjen e disa prej produkteve të design-it industrial më interesantë të viteve në vijim. Shembuj të këtij fenomeni mund të jetë radiomarrësi Phonola dizenjaur nga Luigi Caccia Dominioni në bashkëpunim me Livio dhe Pier Giacomo Castiglioni në vitin 1940 ose makina llogaritëse Summa Olivetti e realizuar në vitin 1940 duke perdorur studimet e piktorit Marcello Nizzoli.

Estetika recionaliste është e përbashkëta e të gjitha fushave të krijimtarisë, të pikturës, skulpturës duke përfshirë arkitekturën dhe arredimin. Në vitin 1936, me Trienalen e gjashtë të Milanos në Pallatin e Artit të projektuar nga Giovanni Muzio, është i qartë kalimi i estetikës racionaliste nga arkitektura në arredim: edhe pse mbetet i lidhur krysisht me proçeset artizanale, sektori shkon drejt nje epoke të re, ku fillon të përdoret fjala “stil”, të përcaktohet ideja e mobilies ose e komplementit si diçka që duhet prodhuar në seri. Druri bëhet material i vjetër, dhe favorizohen material të reja në prodhim, ku përdoren tuba të kromuar të harkuar, alumini, xhami.

Falë Trienales së 6-të konsolidohet edhe figura e arkitektit i parë si projektues total i të gjitha hapësirave të shtëpisë. Nuk ka më ndarje midis arkitekturës së ndërtimit dhe design të ambienteve të brendshëm. Trienalja e 7-të e Milanos në vitin 1940 e përcakton qartë statusin e mobilies të prodhuar në seri, si objekt i dobishëm.

DESIGNERAT

Marcello Nizzoli (1887-1969)

Gabriele Mucchi (1899-2002)

Giuseppe Terragni (1904-1943)

Luigi Caccia Dominioni (1913- vivente)

MATERIALET

Hekur, alumin, xham

FILLIMI

1933: për herë të parë në Pallatin e Artit në parkun Sempione të Milanos, Trienalja e V e Milanos

1936: Trienalja e VI e Milanos

1940: Trienalja e VII e Milanos

MARKAT

1932, Fontana

1934, Molteni

1934, Boffi

1936, Bonaldo

IKONAT

1935: Genni, chaise longue regolabile, Gabriele Mucchi per Zanotta

SKEDA E PERIUDHËS 1945-1965

Rindërtim dhe boom ekonomik janë fjalët kyçe të 20 viteve të para pas përfundimit të luftës në mesin e viteve 60-të. Amerika është pika e referimit për stilin e jetës perëndimor që pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore e më tej. Me fillimin e rindërtimit merr hov edhe shoqëria e konsumit. Made in Italy bëhet një firmë e njohur në të gjithë botën. Mes viteve 1950 dhe 1963 Italia jeton një sezon të jashtëzakonshëm rilindjeje, e cila ndikon çdo sektor në ekonomi, në shoqëri dhe në kulturën e vendit. Zhvillimi industrial sjell fenomenin e migrimit nga jugu ne very, me pasojë fenomenin e urbanizimit të pakontrolluar.

ART, DESIGN DHE SHOQËRI

Pas periudhës të detyrueshme të pauzës për shkak të luftës, në dhjetë vitet e para pas lufte Italia njeh faza të një progresi të shpejtë. Shihet një rritje e fortë e kërkesës dhe një kujdes më i madh drejt produktit industrial; objekti i arredimit dhe i përdorimit shtëpiak bëhet gjithnjë e më i konsumuëshëm dhe intereson shtresa të ndryshme të shoqërisë. Forma elegante, eksperimente, bashkëpunim midis designerave dhe kompanive të gatshem për inovacion: lind kështu Bel Design dhe konsolidohet në Itali për t’u bërë më pas i famshëm nëpër botë. Objektet për përdorim të përditshëm, arredimet dhe objektet për shtëpinë, mjetet e transportit të lindura në këtë epokë shprehin gusto estetike, aftësi shpikje dhe stile unikë.  Janë të këtyre viteve Vespa Piaggio (1946); Fiat 600 (1955) e shumë të tjera. Në fushën e arredimit dhe atë të ndriçimit, lindin ikona si abazhurët Imbuto (1953) dhe Monachella (1954), kolltuku Catilina (1957), të gjitha të dizenjuara nga Luigi Caccia Dominioni për Azucena.

DESIGNERAT

Bruno Munari (1907-1998)

Vico Magistretti (1920-2006)

Pier Giacomo dhe Achille Castiglioni, (1913-1968 dhe 1918-2002)

Marco Zanuso (1916-2001)

FILLIMI

1946: Trienalja e Milanos organizon ekspozitën RIMA (Riunione Italiana per le Mostre di Arredamento – Bashkimi Italian për Panairet e Arredimit) ku ftohen të marrin pjesë arkitektët e rinj të grupit BBPR dhe midis të tjerëve edhe Vico Magistretti dhe Gabriele Mucchi. Ekspozita mbështet orientimin e përgjithshëm drejt thjeshtësisë, drejt një mobilje ekonomike, si një karrike për t’u shtrirë ose tavolina që paloset, deri tek arredime të parashikuar për t’u bërë vetë: një mobilje moderne, e aksesueshme ekonomikisht dhe politically correct. Në vitin 1954 nga një ide e Gio Ponti dhe me mbikëqyrjen e La Rinascente, lind çmimi Kompasi i Artë. Edicioni i parë fitohet nga pesëmbëdhjetë designer, midis të cilëve Bruno Munari dhe Marcello Nizzoli.

Në vitin 1956 krijohet në Milano Fondacioni ADI (shoqata për Dizenjon Industrial) i cili merret me kualifikimin e produktit industrial dhe të eventeve të rëndësishme të lidhura me të, ndër të tjera në vitet në vazhdim, do të merret me menaxhimin e çmimit Kompasi i Artë.

1960: ekspozita Dizenjo të reja për mobiljen italiane

1961: i pari Sallon i Mobilieve në Milano

MARKAT

1946, Cappellini

1947, Azucena

1948, Arflex

1949, Kartell

1952, Moroso

1953, Tecno

1954, Zanotta

1956, De Padova

1956, Rimadesio

1960, Artemide

1960, Gavina

1962: Flos

IKONAT

1950, Olivetti Lettera 22 e Marcello Nizzoli

1958, Tabakaja Putrella e Enzo Mari për Danese Milano

1962, Abazhuri Arco i Achille Castiglioni

SKEDA E PERIUDHËS 1965-1985

Pavarësisht fazave fiziologjike te krizave dhe ndalesave, fenomeni Italian i boom-it ekonomik vazhdon gjatë gjithë viteve 60-të. Sektori industrial pëson rritje të vazhdueshme, ndërsa tkurret gjithnjë e më shumë sektori agrar. Shoqëria e mirëqenies nuk është imune ndaj tensioneve të mëdha, ku baballarët janë të zhytur në mrekullinë ekonomike ndërsa bijtë – në të njëjtën linjë me lëvizje të ngjshme në të gjithë botën – i rebelohen një shoqërie statike, një sistemi shkollor që ka ngelur me dhjetëra vite mbrapa, autoritarizmit dhe konsumizmit.

Italia, pas viteve 1968-të dhe pas ngjarjes së rëndë të Piazza Fontana të vitit 1969, futet ne dhjetëvjeçarin e ardhshëm me një situatë politike, sociale dhe ekonomike tejet të rënduar dhe të paqëndrushme, e cila shënon fundin e ëndrrës dhe të klimës positive te dhjetëvjeçarit të fundit. Kriza e naftës, tensionet e Viteve të Plumbit, rritja e lartë e kostos së punës, inflacioni galopant janë elementet karakterizues të këtij dhjetëvjeçari dhe të fillimit të atij që do të vijë.

ART, DESIGN DHE SHOQËRI

Pjesa e dytë e viteve 60-të shënon lidhjene padiskutueshme dhe totalisht italiane midis industrisë, mjeshtërisë artizanale dhe krijimtarisë së arkitektëve të mëdhenj dhe designerave. Shëmbuj të objekteve të arredimit ikona të kësaj periudhe janë karrigia Plia e Giancarlo Piretti (1968), karrigia Selene e Vico Magistretti (1969).

Design-i radikal (e cila fillimisht inspirohet nga Pop Art-i, avantagardat artistike dhe punët e Ettore Sottsass) lind në Firenze me grupet e Archizoom dhe Superstudio, per t’u përhapur më pas në Milano, në Europë dhe në botë. Ekspozita “New domestic landscape” në MoMa të New York në vitin 1972 celebron vizioin e një design të konceptuar jo vetëm si mënyrë për të realizuar disa objekte por edhe si instrument aktiv analize dhe kritike të shoqërisë. Design-i radikal ezaurohet në mesin e dytë të viteve 70-të për t’i lënë vend një epoke më pragmatike, të një bashkëpunimi intensive mes botës krijuese dhe asaj të realizimit.

DESIGNERAT

Joe Colombo (1930-1971)

FILLIMI

New York në vitin 1972, “Italy: peisazhi i ri shtëpiak”.

MARKAT

1966, Gufram

1966, B&C Italia (pastaj B&B Italia)

1968, Driade

1973, Fiam

1975, Magis

1981, Foscarini

1982, Pallucco

1984, Casamania

IKONAT

1965: Cassina inauguron koleksionin I Maestri

1978: Alessandro Mendini dizenjon poltronën Proust

1981: Carlton i Ettore Sottsass

RELATED PRODUCTS