Një kopje është e njëjtë me origjinalin. Apo jo?

Pranojeni: e keni menduar më shumë se një herë. Përse të paguaj një çmim më të lartë për një objekt original kur në treg mund të gjehet kopja, shpesh e realizuar kaq mirë sa është vështirë të dallohet, herë të tjera aspak e ngjashme por me një kosto aq të ulët sa të të prishë mendjen dhe ta blesh. Tentimi mund të jetë i lartë përballë një portofoli lëkure ose një çante me emër, por bëhet më i fortë akoma kur bëhet fjalë për një abazhur ikonë të Nemo që kushton 4 herë më shumë. Por pastaj na kaplon një bezdisje e brendëshme, dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë të largojmë dyshimet dhe mendimet.

Nuk është e nevojshme të jemi kritikë arti, por ideja që në shtëpi kemi blerë diçka falso nuk na pëlqen aspak. Dhe kështu vendosni që që sot e tutje do të blini ndoshta më pak objekte design por gjithnjë origjinale. Sapo keni marrë këtë vendim, një tufë me designer të mëdhenj italianë, krijues të rinj ose Ceo ndërmarrjesh si Fontana Arte, Zanotta, Lema të fshehur mbrapa divanit të shtëpisë tuaj duartrokasin vendimin tuaj. Janë protagonistët e një historie, të një mendimi të thellë, të netëve të kaluara pa gjumë për të projektuar një ide, për të krijuar një vlerë intelektuale. Disa prej tyre nuk jetojnë më, por jetojnë në krijimet e tyre dhe në kontributin që kanë dhënë për të bërë interior design Italian të famshëm në botë.  Një produkt i kopjuar nuk do të jetë kurrë si origjinali.

Kur flasim për pronësi intelektuale, mbrojtje të markës, të mbrojtjes nga imitimet, në fillim mendojmë që ai/ajo që e bëjnë këtë gjë e bëjnë sepse i leverdis, sepse kështu i leverdis ndërmarrjes që të bëjë më shumë para, etj. Gjë që është e vërtetë pasi kush prodhon objekte cilësore paguan për ta bërë, si në çdo zanat tjetër. Por të kesh një objekt design do të thotë të hysh me të drejta të plota në botën dhe vizionin unik të autorit që ka menduar për herë të parë atë objekt. Një kopje nuk do të jetë kurrë një ikonë, do të jetë thjesht një objekt tjetër. Herët ose vonë do të kemi në shtëpi një send të vjetër, por nuk do të kemi kurrë një pjesëz histori. Vlera estetike e një sendi original nuk njeh kohë, ndërsa një kopje nuk ka vlerë. Të rrethoheni me design original i bën mirë qetësisë tuaj personale: nuk do të ndjeheni keq sa herë që një i njohuri juaj ose një mik njohës i design do të vi në shtëpinë tuaj. Me një kopje në shtëpi do të kalonit disa orë të sikletshme, nën vëzhgimin mos-aprovues të mikut tuaj i cili ngre vetullën përpara kopjes së shëmtuar e cila nuk ka lidhje me atë që autori dëshiron të komunikojë. Miku juaj nuk ju thotë asgjë, por duket që e ka kuptuar…

Dhe tashmë të bëjmë llogaritë: design origjinal është një formë investimi, një tavolinë Reale a zanotta vlerësohet edhe me kalimin e kohës, mund të rishitet ose të mbahet përgjithmonë, ose të dhurohet ose të këmbehet. Në sejcilin prej këtyre rasteve do të ketë gjithnjë një vlerë reale përveç asaj kulturore.

MOON’S GALLERY bashkëpunon me ata që krijojnë, jo me kë shkatërron. Moon’s gallery nuk prodhon vetë objekte design, por bashkëpunon çdo ditë me ata prodhues që e kanë lartësuar emrin e design Italian nëpër botë.

Çfarë do të thotë, konkretisht, të punosh në respect të plotë të rregullave të sektorit të design?

  1. Do të thotë të kesh një kontakt direkt me markat, partnerët e MOON’S GALLERY

Nuk janë në asnjë moment discount apo ndërmjetës të pa-autorizuar. Si rrjedhojë produktet janë gjithnjë origjinalë, të kontrolluar rreptësisht për cilësi dhe të mbuluar nga garancia e prodhuesit.

  1. Do të thotë respect rigoroz e politikave të çmimit të kompanive: për këtë arsye

Mund të jut hemi me krenari se mund të ju ofrojmë çmimin më të mirë të autorizuar direct nga prodhuesit. Si rrjedhojë:

– çmimet dhe uljet e MOON’S GALLERY janë të aprovuara nga kompania prodhuese, e para e cila mbron vlerën e produkteve të saj

– nëse gjeni produkte me çmime shumë më të ulëta në krahasim me çmimet ë MOON’S GALLERY ju sugjerojmë të tregoheni të kujdesshëm për origjinalitetin e tyre. Ajo që blini sot mund të kthehet në një problem nesër kur mungon asistenca pas shitjes dhe/ose garancia.

  1. Do të thotë të seleksionosh markat e reja në respekt të plotë me të drejtat e autorit: 

Itë rinjtë e sotëm do të jenë të mëdhenjtë e të nesërmes. MOON’S GALLERY beson tek të rinjtë që frymëzohen nga e kaluar por nuk e kopjojnë atë, duke krijuar ide origjinale që japing kontributin e tyre në design e sotëm dhe mund të bëhen ikonat e të nesërmes.