Kushte të përgjithshme të kontratës

1 – Qëllimi

Këto kushte të përgjithshme të shitjes kanë për qëllim parashtrimin e të drejtave dhe të detyrimeve të palëve për shitjen e produkteve nga website www.moonsgallery.al

2 – Territori dhe mbulimi i ofertës

Ky version i kushteve të përgjithëshme të shitjes i referohet eskluzivisht shitjeve të bëra klientëve rezidentë në Shqipëri.

3 – Dokumentat e kontratës

Kjo kontratë përbëhet nga këto dokumenta:
• këto kushte të përgjithshme të shitjes
• konfirmimi i porosisë
Fotografitë që tregojnë produktin në faqen web nuk janë pjesë e kontratës dhe janë shfaqur vetëm për arsye ekspozimi.

4 – Marrja e porosisë

Çdo konfirmim i marrjes së porosisë nga një klik konfirmimi është një angazhim i pakthyeshëm i klientit i cili mund të ridiskutohet vetëm në marrëveshje me Moon’s gallery.

5 – Pranimi i porosisë

Zbatimi i kontratës do të ndodhë vetëm kur Moon’s gallery të konfirmojë porosinë.

Klienti do të marrë një e-mail ku do të njoftohet për konfirmimin e porosisë dhe të gjitha elementet e kontratës (ndër të cilat do të jenë produktet e porositura dhe çmimet). Moon’s gallery ka të drejtën të mos konfirmojë një porosi për arsye të ndryshme, sidomos kur nuk gjëndet produkti ose kur porosia vjen me gabime. Moon’s gallery nuk është përgjegjëse për produktet që dorëzohen gabim por i përmbahen saktësisht porosisë së bërë nga klienti. Gjithashtu Moon’s gallery nuk mund të jetë përgjegjëse për dëmtime të produktit të ndodhura për shkak të transportimit nga shoëroom në vendin e caktuar nga kienti, si dhe as për vonesat në dërgim nga kompania spedicionere.

6 – Disponibiliteti i produkteve

Ofertat në këtë faqe web do të jenë të vlefshme deri në momentin që produktet do të jenë online dhe deri në përfundim të sasisë.
Moon’s gallery ka të drejtën të njoftojë klientin për mungesën e një ose më shumë produkteve të porositura.

7 – Çmimet – Fatura

Çmimet janë në Euro dhe përfshijnë TVSH 20% dhe trasnportin deri në showroom. Çmimi i garantuar për klientin është ai i publikuar në faqen web në momentin e porosisë. Çmimet janë përfundimtare. Në to nuk përfshihen shpenzime të tjera (si transporti ekstra) për të cilat do të njoftohet klienti paraprakisht. Çmimi fillestar mbi të cilin bëhet një ulje është ai i diktuar nga fabrika prodhuese.

8 – Pagesa

Klienti i cili dëshiron të blejë produktet, duhet të bëjë porosinë sipas udhëzimeve në faqen web dhe të kryejë 50% të pagesës.
Pagesa, e kryer me transfertë bankare në bankë, bëhet në momentin e porositjes. Klienti angazhohet të paguajë pjesën e mbetur të pagesës në momentin e dorëzimit të produktit.
Moon’s gallery nuk do të procedojë me porositjen e produktit nëse nuk ka marrë konfirmimin e pagesës nga banka. Nëse nuk kryhet pagesa, Moon’s gallery ka të drejtën të anullojë porosinë.
Për sigurinë e klientit, Moon’s gallery ka preferuar që pagesat të kryhen nëpërmjet transfertave bankare dhe jo me kartën e kreditit.

9 – Dorëzimi

Produktet zakonisht dorëzohen pranë showroom-it tonë dhe vetëm në rast kërkesash specifike nga ana e klientit do të dërgohet me spedicioner në një adresë tjetër, kundrejt pagesës së spedicionerit. Moon’s gallery do të komunikojë personalisht me klientin mbi këtë metodë para se të vazhdojë porosinë.
Moon’s gallery nuk mban përgjegjësi nëse produkti është dorëzuar gabim për shkak të porositjes gabim nga ana e klientit. Moon’s gallery nuk mban përgjegjësi për dëmtime të produktit nga ana e spedicionerit pasi produkti është dorëzuar në showroom apo për vonesat në dorëzim për shkak të spedicionerit.

10 – Garancia

Për të garantuar standartet e larta të cilësisë, produktet kontrollohen në momentin e mbërritjes në showroom nga ana e Moon’s gallery. Megjithatë, në rast se produkti parashikon difekte nga fabrika, Moon’s gallery ju garanton zëvendësimin e produktit. Gjithashtu, në rast dëmtimi të produktit gjatë instalimit nga punëtorët tanë, Moon’s gallery ju garanton zëvendësimin e tij.

11 – Përdorimi i faqes web

Përshkrimet e produkteve dhe imazhet (përfshirë ato 3D) në këtë faqe web janë ato që fabrikat dhe furnitorët i japin Moon’s gallery-së. Për shkak të impostimeve personale të ekrantit të kompjuterave, vizualizimi i ngjyrave mund të jetë ndryshe nga ngjyrat reale të produktit.

12 – Firma elektronike

“Klikimi” i konfirmimit të porosisë është një firmë elektronike.
Kjo firmë ka për të dyja palët të njëjtën vlerë të një firme me shkrim.

13- Integraliteti i kontratës

Kushtet e mësipërme të kontratës përbëjnë të gjitha detyrimet e palëve.
Asnjë kusht tjetër ose i veçantë nuk mund të shtohet nga ana e klientit nëse nuk është rënë dakort nga Moon’s gallery më parë.

14 – Komunikime

Për çdo komunikim mund të kontaktoni Moon’s gallery në:

Moon’s gallery
Rr.”Dervish Hima”
Kompleksi “Ambasador 2”
1001 Tiranë
Cel: +355 66 20 19 002
email: [email protected]